Dhjetë vjet shqiptari

Zakonisht fundi i vitit i gjen të gjithë duke u përgatitur për festa dhe në vigjilje të pushimeve.

Por, kjo nuk vlen për Artorin, Burimin (Prishtinë), Antonin (Tuz), Farukun (Shkup) e Valentinin (Pejë) në dhjetorin e vitit 2003.

Dëshira për të krijuar një grup tifozerik që do ta identifikonte kombin shqiptar, bëri që i ftohti i atij fundviti për këta djelmosha të ishte më i ngrohtë se kurrë.

Ideja e krijimit të tifozëve kuq e zi (TKZ) ishte e kamotshme, megjithatë ajo filloi të realizohej vetëm në fundin e viti 2003.

Vetë ideja e krijimit të TKZ ishte bashkimi i gjithë shqiptarëve, pavarësisht besimit dhe për këtë arsye dy datat kryesore të TKZ korrespondojnë pikërisht me dy festat e religjioneve shqiptare, Krishtlindjet dhe Festën e Bajramit.

“Ideja e krijimit të grupit TKZ u finalizua me pagëzimin të cilin e bëmë me 25 dhjetor 2003, ndërsa shfaqja e parë në publik ishte me 2 shkurt 2004.

Pikërisht në këto dy ditë ishin dy festa të shqiptarëve, me 25 dhjetor Krishtlindjet dhe me 2 shkurt Bajrami që tregonte se TKZ-ja është bashkim i gjithë shqiptarëve pa dallim besimi apo feje.

Rrugëtimi jonë padyshim se ka qenë me peripecitë e veta por që prej 18 shkurtit 2004 kur debutuam në ndeshjet Shqipëri-Suedi, as edhe një ndeshje të vetme nuk kemi munguar në ndeshjet e kombëtares pavarësisht vështirësive që kemi pasur sidomos në aspektin financiar”, ka thënë Butrint Ymeri nga Tifozët Kuq e Zi.

TKZ-ja shumë shpejt morri shtrirje në të gjitha trevat shqiptare dhe jo vetëm duke u shndërruar në një nga tifozëritë më të mëdha në Ballkan ndërsa padyshim se sllogani i saj i famshëm “O sa mirë me qenë shqiptar” mori dhenë gjithandej botës.

Për Flakron Abazin i cili ka rrugëtuar gjithë këtë kohë me TKZ-në moment i veçantë ka mbetur hapja e flamurit gjigant në ndeshjen ndaj Ukrainës në shkurt të 2005.

“Padyshim se e veçanta e TKZ-së është shtrirja në çdo cep ku ka shqiptar. Ne kemi arritur që t’i bashkojmë të gjithë shqiptarët kudo që janë në një qëllim të përbashkët, avancimin e kombëtares shqiptare.

Nëse do të veçoja ndonjë moment gjatë tërë këtyre viteve, padyshim se do të ishte ai i hapjes së flamurit gjigant ndaj Ukrainës me 9 shkurt 2005″, shtoi Abazi.

Mirëpo ajo që ditëve të fundit ka qenë një dilemë në opinionin publik ishte reagimi i TKZ-së në rast se përfaqësuesja e Kosovës do të garonte në arenën ndërkombëtare.

TKZ-ja heziton të përgjigjet në këtë pyetje duke thënë se shqiptaria e ka një komb dhe një kombëtare.

“TKZ-ja është e interesuar të ketë një kombëtare të fortë ku do të jenë krejt shqiptarët bashkë.

Treva e Kosovës përfaqësohet jashtëzakonisht shumë në kombëtare ku një pjesë e madhe e futbollistëve janë pikërisht nga Kosova”, ka thënë Abazi.

Figura e njohur si “Sabiti” e krijuar nga Edon Muhaxheri, tashmë është bërë një simbol i tifozerisë shqiptare. I

deatori i kësaj figure, kujton momentet e para të idesë për krijimin e “Sabitit”. 2Si çdo i ri në moshën time edhe unë isha i fiksuar pas fituesit.

Ideja e ilustrimit të një shqiptari muskulor të madh dhe shumë krenar ashtu siç edhe përshkruhej në këngët kreshnike më shtyri që ta realizoj atë.

Shumë shpejt “Sabiti” u bë një legjendë në veti duke arritur që ende pa i mbushur 10 vite të udhëtoj pa pasaportë e biletë në shumë qytete të botës si Paris, Amsterdam, Stamboll, Dublin, Gjenevë e shumë tjera”, shprehet Muhaxheri.

Lajme të ngjashme

Back to top button