Interesante: Studimi i binjakëve na jep shumë informata për njerëzit

Mikrobiota e njeriut është një term shumë i ri në fushën e shkencës dhe shkencëtarët nuk kanë arritur ta përkufizojnë plotësisht, por kanë arritur të përcaktojnë se njerëzit janë banesa e rreth 100 trillion organizmave të ndryshëm të cilëve u referohemi si mikrobiota intestinale, shkruan “Wespeakscience“.

Shumica prej nesh janë të vetëdijshëm se çfarë roli të rëndësishëm ka mikrobiota jonë në tretjen e ushqimit. Përveç këtij roli, mikrobiota luan një rol themelor në funksionimin e sistemit imun duke ndikuar tek rrezikshmëria e sëmundjeve dhe mirëmbajtja e shëndetit tonë. Shkencëtarët po kryejnë në mënyrë të vazhdueshme kërkime shkencore për të zbuluar origjinën e mikrobiotës tonë. Pyetja që i ka munduar shkencëtarët anë e mbarë botës ka qenë nëse vetëm faktorët mjedisor e rregullojnë mikrobiotën tonë apo nëse edhe faktorët gjenetik luajnë rol gjithashtu. Kryesisht faktorët mjedisor si dieta, higjena, stili i jetesës etj. janë të njohur si formues të shumëllojshmërisë së mikrobiotës tonë gjatë viteve të para të jetës, por nocioni se variacioni i gjeneve të bartësit përcakton mikrobiotën tonë ka qënë vetëm një spekulim deri kohëve të fundit.

Një studim aktual që po eksploronte se si gjenetika rregullon mikrobiotën raportoi analiza të mikrobiotës intestinale të bazuara tek 16S rARN që u morën prej 2,731 individëve. Qëllimi i këtij studimi ishte llogaritja e trashegimisë së komponentëve specifik të mikrobiotës intestinale dhe të lidhnin sasitë e mëdha të mikrobeve me alelet e gjeneve te bartësit nëpërmjet analizave të gjeneve kandidate dhe grupit të gjerë gjenomik (Goodrich et al., 2016). Me thjeshtë, ky studim kishte si pikësynim të vërtetonte se gjenet që ne i trashëgojmë prej prindërve rregullojnë pjesërisht shumëllojshmërinë e mikrobeve në zorrë. Evolucioni i mëtejshëm i mikrobiotës tonë varet pastaj nga stili i jetesës dhe nga dieta gjatë gjithë jetës.

Ky studim raportoi analizat e lidhjes gjenetike dhe trashëgimisë për grupin TëinsUK. Eksperimenti konsistoi në mbledhjen e jashtëqitjes së 2,731 individëve dhe sekuencimin e gjenit të 16S rARN. Midis këtyre individëve 489 ishin çifte binjake dizigotik ose jo-identik dhe 637 çifte binjake monozigotik ose identik. Si fillim ata mblodhen 3,261 kampion jashtëqitje, kurse 530 kampion u mblodhën më vonë.

thumbnail_PCR dhe analizat e pemes gjenetike

Rezultatet e këtij studimi treguan se binjakët monozigotik kishin një korrelacion më të fortë ngjashmërie të mikrobiotës sesa binjakët dizigotik. Këto fakte mbështesin hipotezen se gjenet luajnë rol në rregullimin e mikrobiotës sonë sepse binjakët monozigotik janë identik, pra kanë gjene të njejta dhe rriten në mjedise të ngjashme, madje edhe të njejtë. Gjithashtu ata gjetën se disa grupe ishin më të trashëgueshme si Firmikutet, Aktinobakteria, Tenerikutet dhe Euryarkaeota, kurse disa tjera si Bakteroidetet zakonisht nuk trashëgoheshin. Taksoni më i trashëgueshëm ishte familja e bakterieve Christensenellaceae (Goodrich et al., 2016).

Ky studimi ka bërë një zbulim të ri duke lidhur rolin e gjeneve me mikrobiotën tonë. Gjithashtu mbështet përfshirjen e mikrobiotës dhe dietës në kërkimet shkencore që kërkojnë bazat gjenetike për ndjeshmërinë dhe rrezikshmërinë ndaj sëmundjeve, duke theksuar sëmundjet e shkaktuara nga gjendje kronike si rrjedhojë e të kequshqyerit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button