Todorov: Nëse mjeku nuk vjen me kohë, kërkoni dëmshpërblim

Ministri i Shëndetësisë Nikolla Todorov bëri të ditur se nëse mjeku nuk vjen në terminin e caktuar me kohë, pacienti ka të drejtë të kërkon dëmshpërblim.

Ai thotë se “Termini im” është një sistem i veçantë  elektronik i cili deri më tani nuk është zbatuar në Evropë.

“Këtu kemi probleme në dy anë, të cilat i dimë ende pa filluar implementimi i sistemit, kurse problemi është nga ana e mjekëve, dhe pacientëve. Parashikuam se me Ligj secili pacient duhet të caktojnë terminin e tyre ne mënyrë elektronike, ndërkaq nëse ata persona që kanë nevojë për ndihmë mjekësore tani më kanë caktuar takim në mënyrë elektronike por për shkaqe të ndryshme mjeku nuk vjen në kohën e duhur, ata mund të kërkojnë dëmshpërblim”, tha Todorov.

Ai sugjeron që për funksionim të rregullt të këtij sistemi dhe të këtij ligji, pacientët të kërkojnë të drejtat e tyre, nëse ato cenohen. 

Lajme të ngjashme

Back to top button