Shkëndija e nis me disfatë në Slloveni (Video)

Kuqezinjtë’ munden në testin e parë në përgatitjet verore në Slloveni, duke humbur me rezultat 2:3 nga Domzhale. Për ekipin kjo ishte ndeshja e parë prej fillimit të përgatitjeve dhe te futbollistët evidente ishte lodhja nga rritmi i stërvitjeve me ngarkesa fizike. Gjithsesi skuadra në momente tregoi sinjale shumë pozitive, që duhet të merren si model për të ardhmen. Kanosja e parë erdhu në minutën e 15-të kur pas kombinimit të Ibraimit me Hasanin, kapiteni doli i vetmuar, mirëpo portieri i skuadrës sllovene shpëton, ndërsa në vazhdim nuk arrin të shënojë edhe Ibraimi.

Në minutën e 17-të Ibraimi nis shpejtë lojën pas një goditje dënimi, Zhunior asiston për Todorovskin, ndërsa ky i fundit shënon për epërsi 1:0 të Shkëndijës. Në minutën e 26-të Zhunior nuk arrin të përfundojë me gol një aksion të bukur të Hasanit dhe Ibraimit, ndërsa një minutë më vonë predhë e Ibraimit nga distanca, për pak skaj portës. Në minutën e 34 me intervenim bravuroz shfaqet Marko Jovanovski që ndal për mrekulli një goditje të fortë që shkonte në portë të Shkëndijës. Në minutën e 40-të Shkëndija nuk vendos mirë një kurth për pozitë jashtëloje, ndërsa Morel pasi krijon hapsirë pranë Bejtullait godet saktë për barazim 1:1.

Në pjesën e dytë të dyja ekipet kryen më shumë zëvendësime. Hasani rrezikoi pas një topi të vjedhur, mirëpo portieri kundërshtar pastroi në kohë, ndërsa të njëjtin epilog pati gjuajtja e lirë e Ibraimit në minutën e 60-të kur pa problem priti porrtieri i Domzhales. Pesë minuta më vonë Taipi tenton, mirëpo jo preciz. Në minutën e 68-të Todorovski harkon në zonë, ku i riu Shefiti pasi qetëson topin godet saktë për epërsi të re të Shkëndijës, tani 2:1. Në minutën e 77-të Shkëndija nuk pastron mirë një top në zonë, ndërsa Vetrih me goditje precize barazon në 2:2. Pollzhani pak më vonë lëshoi një predhë të fortë nga distanca, mirëpo mbi portë, ndërsa jashta portës goditi edhe Juffo disa minuta më vonë.

Në minutën e 85-të gabim në mbrojtjen ‘kuqezi’, ndërsa braziliani Juninho shfrytëzon këtë dhe me goditje të fortë shënon për 2:3. Shkëndija deri në fund nuk arriti të ndryshojë rezultatin dhe u desh të pajtohet me humbje nga kjo miqësore. Testi i rradhës në program është më 18 qershor kundër Wolfsberger të Austrisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button