Policia bllokon Bit Pazarin (FOTO)

Aksioni policor në Bit Pazar, ndaj fëmijëve që shesin pushkaliqe, gati sa nuk ka eskaluar në një incident më të madh.

Në kuadër të një aksioni të paralajmëruar më parë nga MPB-ja, policë të armatosur me pushkë automatike dhe pjesëtarë të njësitit Alfa, kanë zhvilluar një aksion në Bit Pazar, për konfiskimin dhe ndalimin e shitjes së mjeteve piroteknike.

Njerëzit e grumbulluar në vendngjarje, thonë se policia ka gjuajtur në ajër me pushkë automatike, dhe kjo ka mjaftuar për të shtuar shqetësimin e kalimtarëve të rastit, të cilët thuajse kanë bllokuar rrugën, për të parë se çfarë ndodhë në të vërtetë.


Njëri ndër kalimtarët e rastit, I.K thotë se, dukej një situatë fare e paqartë dhe mezi arrita ët kalojë nga turma e njerëzve. Më pas , thotë ai e kuptova se policia ishte në ndjekje të fëmijëve dhe në kontroll të tezgave të cilët shesin pushkaliqe.


Pas disa minutave kacafytje dhe bllokim të rrugëve dhe policisë, është arritur kompromis që të ndërpritet aksioni policor dhe shitësve tu kthehet malli i konfiskuar, duke e bërë këtë aksion policor të dështuar. Fatmirësisht, tensionet janë kontrolluar dhe nuk ka pasur të lënduar. Zyrtarisht, policia konfirmon aksionin e mbledhjes së mjeteve piroteknike, por nuk informon për epilogun e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button