Shqipëri- Francë, atmosferë elektrizuese në Tiranë

Një atmosferë elektrizuese ka përfshirë Tiranën nen ethet e ndeshjes Shqipëri- Francë, ku qindra tifozë të veshur kuqezi kanë vërshuar në rrugët e kryeqytetit dhe kanë mbuluar anekënd vendin me ngjyrat e simbolit kombëtar.

Nga njëra anë ankthi dhe nga krahu tjetër shpresa, ishin dy ndjenjat që përshkonin trupin e të gjithë shqiptarëve para sfidës, teksa vërshëllima parë e gjyqtarit ndali kohën për të gjithë bashkëqytetarët tonë.
Fryma e të gjithëve u bashkua me frymën e lojtarëve në fushë dhe e rrahura zemrës se të gjithëve ishte në sintoni të plotë me lëvizjen e topit në “Velodrom” të Marsejës.

Himni, ishte një moment drithërues i cili zhyti në një det emocionesh e krenarie kombin tonë. Lojtarët për një natë u kthyen në heronj, që prinin vendin tonë drejt suksesit, teksa shqiptarët të privilegjuarit në të pasurit këta heronj.
Rrugët e kryeqytetit para pak sfidës ishin skuqur të gjitha, flamuj, këngë e valle. Ndërsa me fillimin e lojës, gjërat ndryshuan rrugët u bënë të shkreta teksa sheshet ishin të mbushura me ndenjën ne shpresës për fitore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button