“Nënë Tereza” do të fillojë vitin akademik në objektin e ish Bankës Komerciale

Ministria e Arsimit dhe ajo e Ekologjisë kanë marrë përsipër sigurimin e hapësirave për Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup, transmeton Alsat-M.

Bëhet fjalë pikërisht për objektin e ish Bankës Komerciale dhe Sekretariatit për Çështje Evropiane, për të cilin Alsat njoftoi ditë më parë. Këtë e bëri të ditur ministri LutÞu, sipas të cilit, përmbyllja e marrëveshjes mes dy ministrive është thjeshtë çështje ditësh.

“Dje në seancën e Qeverisë, propozova që Ministria e arsimit së bashku me ministrinë e ekonomisë, për shkak se hapësirat që i kemi përzgjedhur I takojnë ministrisë së ekologjisë, që brenda një afati dy javor të merremi vesh që hapësirat te ish-banka komerciale, t’i kalojnë universitetit të ri “Nënë Tereza” në Shkup. Besoj se së bashku me ministrin e ekologjisë do të merremi vesh këto ditë… por në parim është kjo që e propozova në Qeveri dhe besoj që së shpejti do t’i kalojnë universitetit të ri”, tha Pishtar Lutfiuu, ministër i Arsimit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button