Gjykata Penale i refuzoi kërkesat e Prokurorisë Speciale për rastin “Fortesa”

Gjykata Penale sot solli vendim me të cilin i refuzoi kërkesat e Prokurorisë Speciale që të dyshuarve të rastit “Fortesa”, gjegjësisht, kryeshefit të Drejtorisë së Pestë, Goran Grujovski t’i shqiptohet masa e paraburgimit dhe të tjerëve  në mesin e të cilëve është edhe ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankulloska, t’u shqiptohet masa e kujdesi, njofton Portalb.

Më parë e njëjta Gjykatë, shqiptoi masë paraburgimi për Grujovskin, i cili më pas u ndryshua me paraburgim shtëpiak.

Palët në procedurë kanë të drejtë që të ankohen për vendimin e gjykatësit në procedurë paraprake në Këshillin Penal në afat prej 24 orëve.

Përndryshe, rasti “Fortesa”, ka të bëjë me shkatërrimin dhe asgjësimin e pajisjeve për ndjekjen e komunikimeve në mënyrë të paligjshme. Edhe pse pajisjet nuk kanë qenë të vjetra dhe kanë qenë funksionale, ata janë shkatërruar.

Grujovskit, përpara vendimit të presidentit Gjorge Ivanov, për falje, ju shqiptua masa e paraburgimit, ndërkaq pas vendimit ai u lirua.

Rasti “Fortesa” – Jankulloska dhe katër persona, të dyshuar për shkatërrim të mjeteve për përgjim

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button