Erdogan: Operacioni anti-rryshfet synon të ndryshojë perceptimin e njerëzve!

Kryeministri i Turqisë,  Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se operacioni anti-rryshfet që ishte mbajtur i fshehtë për dy vite me radhë është planifikuar kundër qeverisë së tij me qëllim për të ndryshuar perceptimin e njerëzve gjatë procesit zgjedhor.

Duke folur në krahinën perëndimore në Manisa, Erdogan tha se një sulm i ri kundër qeverisë së tij, demokracisë dhe vullnetit kombëtar ka nisur kohët e fundit duke kanosur vendin në një korrupsionin të madh përgjatë historisë së tij, transmeton 77news.

Kryesisht kryeministri turk ka akuzuar  partinë e opozitës pasi është më se e qartë se ata fshihen pas këtij operacioni.

Turqia po përballet me një furtunë të ashpër por ne nuk do të biem pre e kësaj, veçoi ai duke shtuar se vlerëson shumë edhe të gjithë mbështetjen e popullit të tij. Më tej lideri i Turqisë tha se ai së bashku me njerëzit e tij janë duke punuar me seriozitet për të parandaluar që ky korrupsion të mos zhvillohet më tej, ka cituar Erdogan në tribunën e mbushur plotë e për plotë me njerëz.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button