Takimi i 13-të i Komitetit për Stabilizim dhe Asociim mes Republikës së Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian

Komiteti për Stabilizim dhe Asociim mes Maqedonisë dhe Bashkimit Evropian sot, në Shkup, mbajti takimin e trembëdhjetë të punës.

Nga ana e Maqedonisë takimi u kryesua nga Ana Blazheska, sekretar shtetëror në Sekretariatin për Çështje Evropiane të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë kurse nga ana e Komisioni Evropian u kryesua nga David Kulen, Shef i Njësisë për Republikën e Maqedonisë në Drejtorinë për Zgjerim dhe Politikë të Fqinjësisë.

“Takimi i Komitetit për Stabilizim dhe Asocim rrumbullaksoi ciklin e shtatë nënkomiteteve sektoriale në kuadër të procesit të Stabilizim -Asociimit duke filluar nga muaji shkurt i këtij viti. Rezultatet nga takimi i realizuar i Komitetit do të prezantohen në kuadër të këshillit për Stabilizim dhe Asociim, i cili do të mbahet në korrik të vitit 2016. Në Komitetin për stabilizim dhe asociim u referua për nivelin e përmbushjes së kritereve ekonomike dhe politike në periudhën e kaluar, si dhe për nivelin e realizimit të marrëveshjes për stabilizim dhe asociim. Përfaqësuesit e Republikës së Maqedonisë e konfirmuan përkushtimin për procesin e integrimit evropian, si prioritet kyç strategjik i vendit dhe u zotuan për arritje të progresit konkret në zbatimin e detyrimeve të agjendës së BE-së veçanërisht në fushat e Reformave Urgjente Prioritare. Në këtë kontekst, gjatë mbledhjes u dha një shqyrtim i shkurtër për zhvillimet kryesore dhe aktivitetet e planifikuara në lidhje me kriteret ekonomike dhe politike.Takimi u zhvillua në kohë dhe përfaqëson përgatitje të dobishme për Këshillin e ardhshëm për Stabilizim dhe Asociim”, njoftojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button