Miq me Serbinë dhe Shqipërinë, armiq me Greqinë

Nga pesë shtetet fqinje të Maqedonisë, qytetarët si shtet më miqësor e shohin Serbinë (42,5%), më pas vjen Shqipëria (18,5%), ndërsa si shtet më jo miqësor për qytetarët është Greqia (81,2%).

Ndërkaq çdo i pesti qytetarë (22,8%) mendon se asnjë nga shtetet fqinje nuk është armiqësor për Maqedoninë. 

Marrëdhëniet më shtetet fqinje janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë, këtë e dëshmuan vetë qytetarët (93,2%). Ata vlerësojnë se në këtë moment marrëdhëniet me këto shtete janë 0,11 duke vlerësuar prej -5 deri me 5 pikë.

Këto janë rezultat e hulumtimit të “Udhëheqja globale, fqinjët dhe marrëdhëniet me Bullgarinë”, që për herë të parë e realizoi Qendra maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, dhe Instituti për demokraci.

Sipas këtij hulumtimi vërehet se qëndrimet për Serbinë dhe Shqipërinë si shtet më miqësor dallon ndërmjet qytetarëve maqedonas dhe shqiptar, kurse për Greqinë, si shteti më armiqësor, nuk ka dallime në përkatësinë kombëtare dhe favorizimin partiak.

Të pyetur veçanërisht për çdo shtet fqinj, qytetarët e Maqedonisë kanë këto vlerësime sa i përket miqësisë me fqinjët: Serbia (87,1%), Shqipëria (71,3%), Kosova (64,4%), Bullgaria (53,4%) dhe Greqia (7,95%).

Ky hulumtim është realizuar nëpërmjet një ankete në teren nga 15 nëntori deri më 1 dhjetor të këtij viti. Anketa u realizua nga M-prospekt. 

Lajme të ngjashme

Back to top button