A mund Ivanov të anuloj vendim të sjellë nga Cërvenkovski?

A mund nga pikëpamja juridike dhe ligjore presidenti aktual Gjorge Ivanov, të tërheq vendim të sjellë nga president tjetër para 8 viteve? Nuk është plotësisht e qartë

Shkruan: Аleksandra Denkovska nga “Vërtetëmatësi

A ka mundësi kushtetuese, presidenti Gjorge Ivanov ta anuloj abolomin për liderin e LSDM-së, Zoran Zaev, për rastin “Global”?

Pasi Ivanov i anuloi të gjitha abolimet, një pjesë e mediave afër qeverisë i bënë thirrje Zaevit të kërkoj të anulohet edhe abolimi për rastin “Global”.

Disa ditë pas tërheqjes së plotë të abolimit nuk ka asnjë reagim nga lideri i LSDM-së i cili për momentin është politikani i vetëm i aboluar dhe atë për një nga aferat më të mëdha korruptive në Maqedoni, “Global”, e rëndë afër 8 milion euro. Duhet t;ë shkruaj vetëm një letër të shkruaj lideri i LSDM-së Zoran Zaev që t’i tërhiqet abolimi për rastin “Global”, shkruan portali “Pres 24“.

ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për falje të cilat i solli Kuvendi, nuk është saktë e potencuar nëse Ivanov mund të tërheq abolimin e sjell nga ish presidenti Branko Cërvenkovski para tetë viteve.

Ligj për plotësimin e Ligjit për falje me procedurë të shpejtë

Neni 11 a

Presidenti i Republikës në afat prej 30 ditësh nga dita e sjelljes së këtij ligji duhet ta anuloj faljen e sjellë pa procedurë paraprake. Presidenti nuk është i obliguar ta arsyetoj nga paragrafi ku thuhet që Personi për të cilin është sjell vendim për falje ka të drejtë të bëj kërkesë deri te presidenti i Republikës për anulimin e vendimit për faljen e tij. Presidenti i Republikës është i obliguar në afat prej 30 ditësh nga dita kur është bërë kjo kërkesë, ta anuloj vendim e sjell.

Aktivistët qytetarë dhe ekspertët i kontestojnë ndryshimet për Ligjin për falje që kur u votuan.

Sipas një pjese të ekspertëve, presidenti i solli vendimet për abolim si institucion, dhe jo si person privat dhe nga kjo arsye nuk është e kontestohet që Ivanov ta anuloj vendimin e Cërvenkovskit.

Të tjerë, sërish, mendojnë se nuk mund të anulohet vendim që është sjell para tetë vitesh. Sipas profesoreshës Mirjana Najçevska, i gjithë procesi për Ligjin për falje shërben vetëm për mjegullim.

Me anulimin që e solli gjyqi Kushtetues nuk dihet çfarë ligji dhe çfarë nene vlejnë, dhe me vetë këtë vijnë në dyshim vendimet e presidentit Ivanov. Unë vlerësoj që nëse një ish president sjell vendim të pa kontestuar nga dikush, është tërësisht jo parimore që të kërkohet ajo të anulohet. Nëse shohim ashtu, tani mund të problematizohen të gjitha abolimet të sjella në 20 vitet e kaluara. Këtu nuk ekziston asnjë vendim politik dhe juridik. Mua më ngjan që ky proces është vetëm për të ngritur pluhur – vlerëson Najçevska.

Profesori Gordan Kalajxhiev vlerëson që presidenti Ivanov nuk mund ta tërheq abolimin.

Të gjithë e dimë që ai ligj është sjell me qëllim që të mundet të tërhiqen abolimet e fundit të cilat i solli presidenti. Madje i dhanë edhe afat, sepse është me të vërtetë jo korrekte që të merret diçka që tani më është dhënë – vlerëson Kalajxhiev.

Por, në rast kur Zaev vet mund të kërkon të tërhiqet abolimi, atëherë sipas profesorit mund ti masim argumentet.

Argumentet siç është baza juridike, të cilat janë kundër tërheqjes të një gjëje e cila tashmë është dhënë, do të ishin në plan të dytë, nëse Zaev vet kërkon që abolimi të tërhiqet – thotë Kalajxhiev.

Sipas politikologut Petar Arsovski, të gjithë tollovinë të cilën politikanët e bëjnë rreth tërheqjes së abolimit të Zaevit për “Global” është vetëm një kampanjë negative.

Të gjithë e kanë të qartë se abolimi nuk do të tërhiqet dhe ajo që të dy partitë e bëjnë është vetëm kampanjë negative për grumbullimin e pikëve ditorë – politik. Mendoj se politikanët po i kaplon një histeri politike duke dashur të përfitojnë pikë politike, por ato nuk sjellin vota të reja, por vetëm  shërbejnë për përkrahje të anëtarësisë – vlerëson Arsovski.

Lideri i LSDM-së, në konferencën e fundit për shtyp e cila u mbajt të martën i bëri thirrje Ivanovit nëse ka mundësi ta tërheq abolimin për rastin “Global“.

Disa herë kam dhënë përgjigje, por ja edhe një herë, zyrtarisht bëj thirrje. I bëj thirrje Gjorge Ivanovit, nëse ekziston mundësi ligjore dhe kushtetuese, ta anuloj vendimin për rastin “Global” e dhënë para tetë vitesh, një gjë të tillë ta bëj menjëherë. Dhe dua të theksoj që krimi në “Global” është vetëm në kokën e Nikolla Gruevskit. Krimi në “Global” nuk ekziston. Ajo është partneriteti i parë publiko-privat në Maqedoni, projekti i parë i vlerësuar si praktika më e mirë në Maqedoni dhe këtë e din opinioni publik në Maqedoni. Por, edhe një herë të mos kemi dilema. Nëse ekziston mundësi kushtetuese dhe ligjore, publikisht i bëj thirrje Gjorge Ivanovit ta tërheq abolimin për rastin “Global” – u përgjigj Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button