Opozita reagon rreth dorëheqjes së Stavreskit: Po shkatërrohet betoni i “familjes” në pushtet

Partitë opozitare LSDM dhe PRSD sot reaguan lidhur me dorëheqjen e ministrit të Financave, Zoran Stavreski. Nga LSDM-ja shprehen se dorëheqja e Zoran Stavreskit tregon se është duke u shkatërruar betoni i “familjes” në pushtet.

– Njëri prej lojtarëve kryesorë të regjimit e braktisi anijen që fundoset. Zoran Stavreski një kohë të gjatë e dinte se është duke u shkatërruar ekonomia dhe qytetarët po bëheshin gjithnjë e më të varfër, derisa “familja” po pasurohej.

Nga PRSD-ja shprehen se Stavreski ka dhënë dorëheqje meqë nuk i bënte ballë dot presionit nga kumbari i tij Nikolla Gruevski.

“Personi që e dha diagnozën kolektive për Qeverinë e Nikolla Gruevskit- “Ne jemi të çmendur”, më në fund dha dorëheqje. Krahas Gordana Jankulloskës, Mile Janakieskit, Sasho Mijalkovit si dhe ministri Ivo Ivanovski i cili iku në Bullgari edhe Zoran Stavrevski i shoqërohet zyrtarëve të Nikolla Gruevskit që dhanë dorëheqje. PRSD pret shembullin e tyre ta ndjekin edhe anëtarët tjerë të “bashkimit kriminel” që kanë poste ministrore” thuhet në njoftimin e PRSD-së.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button