Letra e një palestinezi: I nderuari, Davutoglu… s’ishte koha për t’u larguar! Ju në Turqi nuk jeni si politikanët e Botës Arabe!

Pak javë më parë, politika turke u trazua nga dorëheqja e kryeministrit Ahmed Davutoglu. Por siç do dallohet nga kjo letër e një palestinezi dërguar një prej personaliteteve të jetës politike turke të kësaj dekade, e që padyshim ka plot arsye për t’u konsideruar i tillë dhe në raport me historinë moderne të politikës e diplomacisë turke, akti i largimit të tij ka trazuar jo pak dhe ndërgjegje të rajonit përreth. Nëpërmjet saj, është rasti të dallohet se si shihen e si përjetohen zhvillimet në Turqinë e sotme në rang global, nga qindra e mijra muslimanë, që shohin tek ajo “gardianin” botëror të mbrojtjes së tyre…

Shkruar nga: Ajmen Halid

Fillimisht më lejo t’ju drejtohem në cilësinë e një palestinezi. Shpresoj të gjeni kohë ta lexoni këtë letër…

Dje në mesnatë mbërrita në Turqi, sot ju morët vendimin e dorëheqjes. Nëse vërtet je lodhur, dije se edhe ne jemi lodhur. Mediat dhe politika ecin paralelisht njëra me tjetrën. Të gjithë menaxherët dhe njerëzit, punët e të cilëve lidhen drejtpërdrejt me jetën e njerëzve, nuk flenë sepse problemet i rrethojnë nga çdo anë. Ky është ligj i jetës.

Kur ndalesh dhe shikon para teje, do t’i vëresh gjithë ato brenga dhe preokupime, gjithashtu do të shohësh shumë njerëz të cilët i jetojnë ëndrrat të cilat ti dëshiron t’i shohësh në të ardhmen. Mirëpo, nëse shikon pas teje, do të gjesh miliona njerëz të cilët vuajnë nëpër mbarë botën, do të gjesh jetimë duke qarë, fukarallëk, dëbim, vrasje etj. Të gjitha vuajtjet që sot i shohim tek myslimanët e Mijanmarës, Turkistanit, Irakut, Sirisë, Palestinës, Jemenit, Libisë etj., të gjithë i keni mbi supet tuaja. Zgjedhja të takon ty: t’i braktisësh të gjithë dhe të rehatohesh, ose të vazhdosh të qëndrosh i pathyeshëm përkrah tyre me shumë mund, durim dhe dhimbje!

I nderuari, kryetar! Turqia tani është në mes të rrugëtimit, ka nevojë për një hap të vetëm për ta siguruar stabilitetin, ky hap janë gjashtë muajt e mbetur apo diç më shumë. Nëse do të tërhiqeshe pas gjashtë muajve, do t’ju ishim shumë falënderues, sepse ju dhe ne e dimë, bile le ta dijë e gjithë Turqia, se në pak muajt e mbetur të këtij viti do përcaktohet fati i së ardhmes. Jo vetëm ardhmëria e Turqisë, por perspektiva e gjithë umetit, gjaku i të cilit derdhet në çdo anë.

Jemi para ndryshimeve madhore të cilat e kanë vërshuar umetin. Kjo na detyron që të gjitha t’i përjetojmë bashkërisht, të mirat dhe të këqijat t’i ndajmë bashkë. Në këto kohë, mbajtja e timonit të udhëheqjes është përgjegjësi historike. Pavarësisht rrethanave dhe komplikimeve të politikës vendore dhe pa marrë parasysh problemeve që kanë qarqet zyrtare, rajoni është në prag të luftrave të mëdha. Ka shumë spekulime të rrezikshme. Qindra mijëra refugjatë do të trokasin dyerve të Turqisë. Përgjegjësi të mëdha bien në fund të gjithë kësaj, dhe atë nën të vetmen parullë “Si ta mbrojmë vendin i cili konsiderohet qendër e umetit?!”

Në fund, në cilësinë e gazetarit, më 20 të këtij muaji do të udhëtoj në një varkë të vdekjes, dhe do t’ju transmetoj një tregim tjetër të vuajtjeve të njerëzve. E di se një ditë njerëzit do të më falënderojnë për këtë aventurë të rrezikshme, por ju si politikan nuk guxoni të largoheni tani. Mos pritni që njerëzit t’ju falënderojnë, sepse ju jeni larguar tani më. Gjithashtu, dijeni se ju në Turqi nuk jeni si politikanët e Botës Arabe.

I nderuari, Davutoglu… qëndro tani! Kjo anije ka nevojë për ty. Mos zbrit, por shiko pas dhe dëgjoje zërin e të qarave të jetimëve, sepse ai e çan edhe gurin.  

Marrë nga: Tesheshi.com

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Dautoglu esht nje njeri mjaft i shkolluar dhe udherefyes i gjeneratave te cilet e duan punen dhe nderin. Nuk esht koha e volitshme qe perendimi te shfrytzoj ket shprazti politike e te debalanson Turqine e forte ekonomike.
    Presidenti Erdogan ka vizione te mrekullueshme per ket shtet po i ka nevoj ti qendron pran bashkepunetori i tij A. Dautoglu
    Selam alejkum nga Tetova.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button