Meta: S’kemi luksin ta miratojmë reformën pa opozitën

Teksa PS dhe PD janë pozicionuar përballë njëra-tjetrës në qëndrimet për Reformën në Drejtësi, Lëvizja Socialiste për Integrim, kërkon ta vendosë veten si garantin për të miratuar një reformë me konsensusin e të gjitha palëve. Kryetari i saj, Ilir Meta, deklaroi qëndrimin pas mbledhjes së kryesisë së partisë, duke thënë se reforma mund të miratohet nëse opozita ka vërtet një kërkesë të vetme, siç është shprehur deri tani ajo dhe nuk do të nxjerrë pretekste të reja.

Në deklaratën e tij, Meta theksoi edhe një herë vullnetin e LSI për të miratuar një reformë sipas rekomandimeve të Venecias, megjithëse shprehu gadishmërinë për të dhënë votën për çdo konsensus që do të ketë mes PS dhe PD, transmeton TV Klan.

Një referendum i mundshëm për të vetmen çështje për të cilën PS dhe PD nuk bien dakord, konsiderohet nga Meta si alternativë absurde. E po ashtu edhe idenë për shkuarjen në zgjedhje nëse reforma dështon.

Deklaratat e Metës u bënë pas mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe një takimi që ai pati në Kryesinë e Kuvendit me Ambasadorët Lu e Vlahutin.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button