Komuna e Tetovës fillon me sanimin e gropave

“Me përfundimin e procedurave juridike të furnizimeve publike, në kuadër të programit të punëve intervente Komuna e Tetovës ka filluar sanimin e gropave në qytet dhe rrugët periferike. Fillimisht është filluar me rrugën “Lubotenska” (Reçicë) një rrugë kjo mjaftë e frekuentuar nga qytetarët”, njoftojnë nga Komuna e Tetovës.

Nga atje shtojnë se në kuadër të identifikimit të gropave do të kryhet mbushja me asfalt e çdo grope në qytet si dhe në të gjitha rrugët e periferike të qytetit.

“Gjithashtu nga raportimet e mara në aplikacioninunëpertetoven.com do të intervenohet edhe në ata vende të cilat qytetarët i kanë ngritur si shqetësime.
Krahas punëve intervente vazhdojnë investimet kapitale në infrastrukturë në rrugën “172”, rrugën “Kongresi Manastirit”, rrugën e “Banjës të qytetit” si dhe në rrugën “Brodec-Shipkovicë”, shtojnë nga Komuna e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button