Pandeli Majko paralajmëron: Zgjedhje të parakohshme nëse nuk miratohet reforma në drejtësi

Ish-Kryeministri dhe deputeti i PS Pandeli Majko ka parakalajmëruar zgjedhje të jashtëzakonshme nëse nuk miratohet reforma në drejtësi.

Në një status në Facebook, Majko thotë se nëse nuk arrihet kompromisi me opozitën e nëse nuk do të pranohen zgjedhjet e ofruara nga ndërkombëtarët, është më mirë që të bëhen zgjedhje të parakohshme, edhe pse Majko shpreson deri në fund në një kompromis mes palëve.

Statusi në Facebook i deputetit socialist Pandeli Majko:

Sot “Dita D” e Reformës së Drejtësisë.

Në se nuk duan kompromisin që kemi ofruar dhe ofrojmë.
Në se nuk pranojnë të shkojmë me alternativa në popull që ai të vendosë me referendum.
Në se nuk do të pranohen sot zgjidhjet e ofruara nga ekspertiza ndërkombëtare.

Në se njëra nga këto alternativa nuk ndodh… Shkojmë drejt Zgjedhjeve të Parakohshme pa zgjidhje. Shqipëria hyn në “karantinë” mbi 3 vjecare si shtet i dështuar. Rrugët e integrimit europian të vendit mbyllen. Shoqëria shqiptare do të degradojë në një shoqëri mafioze me apo pa Partinë Socialiste në pushtet.

Përballë këtij realiteti cinik shpresoj të marrë fund alternativa opozitare se partitë duhet të emërojnë dhe kontrollojnë gjykatësit dhe prokurorët.
Në se reforma nuk votohet për këtë arsye atëherë më mirë një dështim se sa një mashtrim.
Të “kapësh” Shqipërinë me arsyetimin se të tjerë duan të “kapin” drejtësinë është një kalkulim i gabuar politik.
Një Shqipëri e dështuar dhe pronë e politikanëve është një eksperiment i provuar në historinë e vendit tonë.
Shpresoj deri në fund për kompromisin. Shqipërisë i kemi borxh të ardhmen. Zoti na ndihmoftë!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button