Agim Ibraimi nënshkruan me Astanën

Agim Ibraimi është anëtarë i ri i Astanës së Kazakistanit, duke nënshkruar kontratë tri vjeçare. Oferta që i kishin bërë Agim Ibraimit ishte thjeshtë që nuk refuzohet. Futbollisti shqiptar nga Tetova ka marrë 2.2 milion euro për të qenë pjesë e Astanës.
Edhe pse në fillim thuhej se i kishte refuzuar, përsëri kërkesat e vazhdueshme, kushtet e mira dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve ishin vendimtare që Agimi ti thotë PO.

“Është e vërtetë se herën e parë i kisha refuzuar. Por ishin të vendosur që të më kenë në radhët e tyre, më ofruan kushte shumë të mira. Kushte të këtilla deri më tani nuk kam pasur. Dëshira ime ishte që të kaloj në ndonjë kampionat më të madh, por një ofertë e këtillë nuk refuzohet”, ka thënë Agim Ibraimi i cili sot pritet të arrijë në Kazakistan ku edhe do të prezantohet para mediave vendore.

Agim Ibraimi i cili largohet nga Maribori i Sllovenisë si futbollist i lirë, fillimisht kishte probleme me drejtorin sportiv të këtij klubi Zllatko Zahohiq, moment ky që bëri largimi i futbollistit shqiptar të jetë i detyrueshëm. Në klubin e Astanës Ibraimi do të jetë së bashku me shqiptarin tjetër nga Tetova, Besart Abdurrahimin, i cili u bë pjesë e kësaj ekipe para disa muajve, duke u larguar nga Llokereni i Belgjikës. Skuadra nga Kazakistani po kërkon që edhe këtë sezon të futet në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, ashtu sikurse e kishin bërë vitin e kaluar. /Portalb/

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button