Schwerer Gustav, arma më e madhe e ndërtuar ndonjëherë (VIDEO)

Pesha totale e armës ishte 1350 tonë dhe mund të mbushej me predha që peshonin deri në shtat tonë. Largësia që mund të kapte predha e kësaj arme ishte 47 kilometra. Arma ishte ndërtuar për një betejë mes francezëve dhe gjermanëve, por nuk ishte ende gati në kohën kur luftimet kishin filluar.

Schwerer Gustav është emri i armës më të madhe të përdorur ndonjëherë në betejë.

Gustav ishte armë hekurudhore gjermane e cila kishte një diametër gjigant të tytës prej 80 centimetrash. Ajo ishte bërë në vitet 1930-ta nga familja gjermane Krupp që merrej me prodhimin e hekurit.

Arma ishte ndërtuar për të shkatërruar ndërtesat e forta të francezëve që ekzistonin në atë kohë.

Pesha totale e armës ishte 1350 tonë dhe mund të mbushej me predha që peshonin deri në shtat tonë. Largësia që mund të kapte predha e kësaj arme ishte 47 kilometra. Arma ishte ndërtuar për një betejë mes francezëve dhe gjermanëve, por nuk ishte ende gati në kohën kur luftimet kishin filluar.

Gustav ishte përdorur në disa beteja të tjera, ndërsa ishte shkatërruar nga fundi i luftës në vitin 1945 për të shmangur kapjen nga ushtria e kuqe.

Kjo armë është arma e kalibrit më të madh që është përdorur ndonjëherë dhe më e rëndë sa i përket peshës së përgjithshme. Po ashtu ka goditur me predhat më të rënda, derisa u kalua nga mortajat Mallets të Britanisë së Madhe dhe ato Little David të amerikanëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button