‘Korzo’ merr emrin ‘Shkupi’

KF Korzo zyrtarisht do të bëhet KF Shkupi. Regjistri Qendror i Republikës së Maqedonisë e ka bërë ndryshimin e emrit të kësaj skuadre nga Çairi dhe pritet që nga fillimi i janarit të del me njoftim për publikun.

Ajo verën e kaluar humbi nga Tiverija në ndeshjen e balotazhit për inkuadrim në Ligën e Dytë , mirëpo më vonë arriti të bëjë diçka të tillë përmes shkrirjes me KF Korzo nga Prilepi.

Si pasojë ekipi sezonin vjeshtor u paraqit në Çair me emrin Korzo, ndërsa tani më edhe zyrtarisht quhet KF Shkupi dhe në të ardhmen do të garojë me këtë emër.

Ndryshe kjo është ish-Slloga Jugomagnat që në të kaluarën ka fituar shumë tituj në futbollin vendor.

Lajme të ngjashme

Back to top button