BDI do të diskutojë për BFI-në në janar

Sekretari i përgjithshëm i BDI-së Abdilaqim Ademi ka deklaruar sot se, ende nuk është folur asgjë në kryesinë e partisë, lidhur me problematikën e Bashkësisë Fetare Islame dhe çështjen e truallit të premtuar. 

Ademi pranoi se çështja akoma nuk është ngritur në nivel qendror, por ajo do të jetë patjetër në mbledhjen e radhës të kryesisë së BDI-së, e caktuar për 7 janar. 

Çështja do të ketë rëndësinë e duhur, dhe është caktuar aktualisht, si pikë e rendit të ditës. Bashkësia Fetare Islame, për truallin e premtuar për selinë e saj në Kala, akuzoi për neglizhencë BDI-në dhe titullarët e saj në qeveri

Lajme të ngjashme

Back to top button