Arrestohet pronari që bleu Aeroportin e Prishtinës

Drejtori i kompanisë Limak&Calik, Nihat Özdemir kompani e cila e ka me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës është arrestuar në Turqi me akuzën për korrupsion.

Aktakuza e cila është ngrit ndaj Özdemir dhe disa biznesmenë të tjerë akuzohen për “krijimin e një organizate kriminale”, për mitë, mashtrim, falsifikim të dokumenteve zyrtare, kërcënime dhe përvetësimin e aseteve të fituara me aktivitete kriminale.

Në mesin e 41 personave të arrestuar në rastin e dytë të korrupsionit, përveç Özdemir janë edhe biznesmeni saudit Yasin al-Qadi, i akuzuar më parë për financimin e terrorizmit si dhe pronari i kompanisë së furnizimeve. Özdemir me Limak sapo ka fituar tenderin për ndërtimin e aeroportit të tretë të Stambollit.

Lajme të ngjashme

Back to top button