Sirianët përshkruajnë torturat brutale në burgjet e Asadit

Aktivisti sirian Jad Bantha u kthye në Damask pas një periudhe të gjatë që jetoi jashtë vendit. Ai dëshironte të jetë pjesë e revolucionit dhe filloi të marrë pjesë në protesta.

Një ditë, pasi filloi të jetë pjesëmarrës i protestave të vitit 2011, ai u morr mga shtëpia e tij, para prindërve të tij, nga forcat e sigurisë të presidentit Bashar al-Asad.

“Javën e parë mua vetëm po ma mbanin në burg, por kur refuzova t’iu japë informacion në lidhje më shokët e mi ata filluan të më torturonin, duke më turpëruar ” tha 32 vjeçari sirian.
“ Ata më varën duart e mia në tavan për tetë ditë. Këmbët e mia ishin enjtur dhe unë më nuk po i  ndjeja. Unë frikësohesha se ato duhet vetëm të preheshin.”

Gjatë dy muajve të paraburgimit, Jad tha se ishte torturuar në mënyra të ndryshme. Ndonjëherë, kur ai kërkonte ujë, zyrtarët e inteligjencës e vendosnin në “ torturë me ujë”. Sipas tij, kjo formë përfshinë torturimin me energji elektrike dhe ujë, dhe kjo ishte forma më e dhimbshme prej të gjithave.

“ U ndjeva i thyer dhe nuk më interesonte më për jetën time. Unë mendova se do të vdesë në burg,” tha ai gjatë intervistës për Al-Jazera.

Por ai nuk vdiq. Pas disa javësh, Jad u lirua. Por në vend që të largohej nga vendi, ai filloi të punojë si aktivist për të drejtat e njeriut.

‘Duar e mia ishin të lidhura’

Fatkeqësisht, historia u përsërit më 2 nëntor 2013, kur ai u kap sërish nga forcat qeveritare, derisa po bënte fotografi në autostradën Harasta, rrugën për në Homs.

“ Më plagosën gjatë përleshjeve mes Ushtrisë së Lirë Siriane  dhe trupave të Asadit. Kur jam zgjuar e kam parë veten në një bazë ushtarake. Duart e mia ishin të lidhura dhe këmbët e prangosura,” tha Jad.

Dy javë më vonë, ai u lirua kur Ushtria e Lirë Siriane mori bazën ushtarake. Megjithatë, regjimi sirian ia arrestuan prindërit e tij më 22 dhjetor për ta ndëshkuar atë për ikjen e mëhershme.
“ Ata duan kthimin tim në burg përsëri. Unë, tani nuk e di se ku gjenden prindërit e mi dhe nuk di se çfarë të bëjë,” përfundoi ai.

Në Siri nuk është e vështirë të gjesh viktima të paraburgimit dhe torturave të paligjshme. Aktivistët sirianë dhe qytetarë tjerë janë zhdukur nga paraburgimi i fshehtë, si pjesë e një “fushate të gjerë të terrorit kundër popullatës civile” nga qeveria siriane, thanë hetuesit e pavarur të OKB-së. Disa janë liruar por të tjerët nuk janë gjendur askund.

” Kur unë isha duke punuar në një kamp refugjatësh në Barzeh, Damask, një nga kolegët e mi u kap në një pikë kontrolli ushtarak në gusht të vitit 2012. Ne nuk kemi dëgjuar asgjë nga ai që atëherë, ” tha një grua 24 vjeçare Afra Salem.

Punëtorët humanitar janë gjithashtu viktima të sulmeve të shpeshta kundër popullatës civile, tha Afra. Pasi kolegu i saj u rrëmbye, ajo dëgjoi nga disa njerëz që Mukhabarat, shërbimi sekret i Sirisë, ishte duke e kërkuar atë për ta marrë në pyetje. Në fund të vitit 2012,  Afra u largua nga Siria. Tani ajo jeton në një vend fqinj.

” Nëse arrestoheni njëherë, shanset janë mjaft të mëdha që ju kurrë nuk do të shihni dritën e diellit përsëri, ” tha ajo.

Afra kujton djalin 13 vjeçar i cili  shiste cigare në rrugët e Damaskut, vetëm për të siguruar jetesën gjatë luftës. “ Unë e shihja djalin çdo ditë, derisa policia e arrestoi atë. E torturuan aq rëndë sa që iu deshën javë të tëra të qëndrojë në spital për ta rimarrë veten.” përfundoi Afra./mesazhi

Lajme të ngjashme

Back to top button