Tetovë, kërkohet seancë urgjente e Këshillit komunal për ndotjen e ajrit

Raportet e punës njëvjeçare në Komunën e Tetovës, si dhe seanca e fundit komunale, kaloi pa i kushtuar ndonjë vëmendje të veçantë ndotjes së ajrit në Tetovë. Në mungesë të një përkujdese më të madhe për masat që duhet të merren, pas reagimit të ekologjistëve, sot në sallën e Këshillit të Komunës së Tetovës, ka reaguar dega e partisë DOM në Tetovë, njofton Portalb.

Ata kanë prezantuar parametrat e ajrit të ndotur, duke vlerësuar se ndotja ka arritur në nivele tejet kritike. 

Kryetari i degës së partisë DOM  në Tetovë, Goran Sinadinovski tha “edhe pse ka pasur të reshura të shiut në Tetovë, situata është alarmante, sasia e pluhurit në ajër akoma është në përmasa shumë të mëdha”.

Sipas tij, këshilli komunal duhet që sa më parë të mbajë një seancë të jashtëzakonshme ku do të diskutohet për ndotjen e ajrit. Sipas Sinadinovskit me një vendim të Këshillit komunal duhet të diskutohet kjo çështje dhe sa më parë të jetë e mundur të ketë një zgjidhje.

Ndërsa Aneta Popovska tha se komuna duhet të merr disa masa konkrete ku do të ndalonin lëvizjen e automjeteve, ndalimin e furgonave  në transportin publik, caktimin e parkingjeve falas në hyrje të qytetit.

Në këtë pres konferencë u ndanë edhe maska për gazetarët që sadopak të mbrohen nga ajri i ndotur që vazhdon të jetë në rajonin e Pollogut.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button