Përfundoi testimi për gjuhë të huaj, pasnesër edhe një provim nga matura shtetërore

Provimi ekstern i gjuhës të huaj në maturën shtetërore sot është realizuar pa probleme në të gjitha shkollat e mesme. “Materiali deri te të gjitha shkollat është dorëzuar në kohë dhe provimet u realizuan në pajtueshmëri të rregullave dhe procedurave të caktuara”, informoi Qendra Shtetërore e Provimit.

Pjesa më e madhe e maturantëve edhe këtë vit janë paraqitur për provimin e gjuhës angleze (15.353), për provimin e gjuhës gjermane 197 nxënës, gjuhës frenge 114 dhe për provimin e gjuhës ruse 32 kandidatë. QSHP në kumtesë thekson se në procesin e realizimit të maturës nëpër shkolla kanë qenë të angazhuar rreth 1400 mësimdhënës ­ testues dhe 200 mbikëqyrës.

Nga dhënia e sivjetme e maturës shtetërore në sesionin e qershorit mbetet edhe një provim ­ më 15 qershor për lëndët: filozofi, biznes, fizikë, kimi, histori, biologji dhe estetikë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button