Fjalët e Haxhi Krasniqit për Shkodran Mustafin (Foto)

Robin Haxhi Krasniqi ka lavdëruar Shkodran Mustafin për paraqitjen dhe golin që shënoi ndaj Ukrainës

Shkodran Mustafi ka arritur të shënojë golin e parë për Gjermaninë në fitoren prej 2:0 ndaj Ukrainës, duke bërë një paraqitje të mrekullueshme, por çmimi i lojtarit të ndeshjes shkoi për Toni Kroosin.

Edhe përkundër kësaj, boksieri i njohur kosovar, Robin Haxhi Krasniqi, mendon se Mustafi ishte më i miri i ndeshjes.

“Faleminderit për këtë super ndeshje. Mustafi, lojtari i ndeshjes”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.

Kujtojmë se me golin e shënuar ndaj Ukrainës, Mustafi është bërë shqiptari i parë në histori të futbollit që arrin ta shënojë gol në një kampionat Evropian. Ndryshe ky ishte goli i parë i Mustafit me Kombëtaren e Gjermanisë. /Express

haxhiii_1465768037-8550563

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button