Shkëndija gati për miqësoren e parë

Skuadra ‘kuqezi’ në qetësi maksimale vazhdon fazën përgatitore në Rogashka Sllatinë të Sllovenisë, kur futbollistët kanë kushte të shkëlqyeshme për punë. Mot i favorshëm dhe freski e kënaqshme në këtë periudhë kohore kur tempreturat dijnë të jenë problem për lojtarët dhe realizimin e procesit stërvitor. Shkëndija për fat të mirë nuk ka pengesa të kësaj natyre dhe stafi teknik bëshkë me futbollistët deri tani janë duke përmbushur në tërësi planprogramin e hartuar për këtë fazë përgatitore.

“Tani më katër ditë jemi këtu në bazën tonë në Slloveni, për ne vend i njohur duke ditur se për të dytin vit me rradhë qëndrojmë në të njëjtin hotel. Kemi kushte të shkëlqyeshme, terene shumë të mira për punë dhe jemi të kënaqur me rjedhën e përgatitjeve. Punojmë të gjithë me përkushtim maksimal, pasi e dijmë se kjo periudhë është shumë e rëndësishme për kohën kur do të vijnë ndeshjet. Deri tani gjithçka është ok, me padurim presim ndeshjet kontrolluese, pasi për lojtarët pak më e mundimshme është kjo fazë kur akumulohet forca fizike dhe kondicionale. Besoj të vazhdojmë me këtë ritëm dhe të gatshëm të presim ndeshjet e Liga Evropës, ku besojmë këtë vit të kalojmë raundin e parë”, deklaroi Bllagoja Todorovski.
Përveç rjedhës së kënaqshme të përgatitjeve, gëzon edhe bilansi shëndetësor i futbollistëve. Të gjithë me profesionalizëm të madh po kalojnë detyrat e vendosura nga stafi teknik dhe deri tani askush nuk është ankuar në lëndim. Në seancën e pasditës të së dielës, trajneri Bruno Akrapoviq ka lënë të lirë kapitenin Ferhan Hasani dhe mbrojtësin Egzon Bejtullai, të cilët kanë ndjerë pak më shumë lodhje. Pas katër ditëve me nga dy seanca stërvitore në ditë, të hënën futbollistët do të kenë vetëm masazhë e relaks në pishinë dhe xhakuzi, ndërsa nga e marta rikthehet programi i zakonshëm me nga dy seanca stërvitore në ditë. Të mërkurën do të zhvillohet testi i parë, përballë Domzhales së Sllovenisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button