Absurd në sistemin shëndetësor: specializantët si robër

Specializantët privat në klinikat private 6 vjet duhet të punojnë pa pranuar asnjë denarë. I mbajnë të njëjtët ndërrime dhe e kanë të njëjtën përgjegjësi, ndërkaq punojnë pa para. Nuk kanë sigurim shëndetësor as sigurim invalidor dhe pensional. Kanë zgjedhje të hidhur mes familjes dhe karrierës, kështu shkruan “SCOOP” në gjuhën maqedonase, në hulumtimin e tyre më të ri, transmeton Portalb.

Kur ka vendosur që të specializojë privatisht në Klinikën për Radiologji në Shkup, 28 vjeçarja, Ivana Pajtovska, nuk ka menduar se do të përballet me një situatë absurde. Ajo si specializante private është e detyruar që të punojnë thuajse dy herë më shumë nga punëtorët e tjerë, duke mos pasur më pas kurrfarë të drejta të punëtorëve ose mbrojtje nga sindikatat dhe shteti.

“”Specializimet privatë plotësisht na i kanë çrregulluar jetët. Nuk kam sigurim shëndetësor edhe pse jam mjek. Dridhem kur mendoj se çka nëse sëmurem”, thotë Pajtovska.

Sipas ligjit për mbrojtje shëndetësore, specializantët privat janë të detyruar që t’i kalojnë 40 orë në javë në klinika dhe të mbajnë 24 orë kujdestarie, transmeton Portalb.

Specializantët në klinikat shtetëror, përveç se nuk kanë rroga, ata nuk kanë as sigurim shëndetësor, social dhe sigurim pensional. Ky është problem shtesë për specializantët e rinj. Të njëjtat detyra i kanë edhe kolegët e tyre të cilët janë në specializime shtetërore, por, për atë ata marrin rrogë dhe të gjitha shtesat e tjera u takojnë me ligj.

“Asgjë nuk më është mbuluar. Ndërkaq, duhet të mendoj për familje, për fëmijë. Nëse vendosi që të kem fëmijë, nuk mundem të jem pa sigurim shëndetësor”, thotë Pajtovska. Ajo shton se nuk është e vetme që gjendet në këtë situatë absurde. /Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button