“Violin Fest” në Muzeun e Qytetit të Shkupit

Në Muzeun e Qytetit të Shkupit sonte do të mbahet edicioni i katërt i festivalit “Violin fest” në të cilin do të marrin pjesë nxënës nga shkollat e muzikës nga Shkupi, Manastiri, Shtipi, Koçani, Ohri, Prilepi, si dhe studentë nga Fakultetit për arte muzikore.

Organizator është violinisti dhe koncert­mjeshtri i Filarmonisë së Maqedonisë Vlladimir Kostov, në bashkëpunim me Rininë muzikore të Maqedonisë.

“Ideja që të mbahet një festival i këtillë i cili duhet të shndërrohet në dëshirë tradicionale wë të prezantohen në një vend violinistët e rinj nga e gjithë Maqedonia, pa dallim të moshës së tyre”, thotë Kostov i cili i bashkon sukseset e nxënësve, arritjet e tyre, kapacitetin, cilësinë dhe talentin, duke e prezantuar madje edhe zhvillimin e veprimtarisë pedagogjike në Maqedoni.

“Violin fest” realizohet me mbështetje të Ministrisë së Kulturës të Republikës së Maqedonisë, ndërsa do të mbahet edhe më 14 qershor në Ohër, në Sallën e madhe të Komunës.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button