Komuna e Dibrës ndau çmime për nxënësit dhe sportistët më të mirë të vitit

Komuna e Dibrës në këtë fundvit ndau çmime të ndryshme sa u takon nxënësve dhe sportistëve më të mirë për vitin 2013. 

Kryetari i Komunës së Dibrës , Ruzhdi Lata, duke shprehur kënaqësinë dhe miradijen e tyre si pushtet vendor,vendosën që të zgjedhin nxënësit  dhe sportistët më të mirë të vitit.

Me këtë rast, Këshilli i arsimtarëve në Dibër  përzgjodhi nxënësit  më të mirë  nga shkollat e ndryshme.

Nga shkolla e mesme , 28 Nëntori, nxënësi më i mire u shpall Meriton Dovolani, nga   shkollën fillore ,,Penestia,,  u zgjodh   Donika Klenja, nga shkolla fillore ,, Said Najdeni ,, nxënësja më e mirë u zgjodh  Emira Pjeça dhe nga shkolla fillore ,, Risto Ristovski,, e fshatit Kosovrast u zgjodh Armir Qamiloski.

Sa i takon sportit, komuna e Dibrës në bashkëpunim me të gjitha klubet sportive vendosën që këtë vit Klubi ,, Kajak e Kanu,, Radika të shpallet klubi më i suksesshëm në saj të pjesëmarrjes së tyre në gara të shumta si në vend ashtu  dhe ato ndërkombëtare .

Nga klubi i basketbollit ,, Dibra Probasket,, sportist më i mirë u zgjodh Blendi Çikri ndërsa nga femrat, Blina Bellçishta.

 Ijon Karpuzi u shpall karateisti më i mirë nga Klubi i karatesë ,, Uraniku,,  futbollisti më i mirë i Klubit të futbollit ,, Korabi,, u emërua Albert Kaba. Trajneri më i mirë për këtë vit u shpall Durim Paçuku, refer më i mirë Yllka Cemena, dhe sportisti më i mirë i vitit u shpall  Besart Lleshi dhe nga femrat si sportiste më e mirë u shpall Fetije Beqiri.

Mirënjohje post mortum për kontributin e tij në sportin dibran iu nda dibranit Uran Qormemeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button