Konferencë për krim kompjuterik dhe larje të parave në Ohër

Ballafaqimi i suksesshëm me format e sofistikuara të krimit kompjuterik mund të realizohet me ndërmarrjen e masave njëkohësisht në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për shkak se efikaisteti është më i madh dhe shpeshherë jashtëzakonisht e mundshme vetëm në qoftë se krimi kompjuterik trajtohet në nivel ndërkombëtar. Vetëm me qasje të këtillë drejt problemit do të kemi mundësi të arrijmë sukses në luftën dhe shkatërrimin e këtij lloj kriminaliteti, ndërsa me këtë në mënyrën më të mirë të mundur të promovojmë shoqëri bashkëkohore dhe të mbështetur në qeverisjen e të drejtës.

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Brendshme Mitko Çavkov në hapjen e Konferencës rajonale për luftë kundër krimit kompjuterik dhe larjes së parave që në organizim të MPB-së, Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës mbahet në Ohër.

“Maqedonia fuqimisht e mbështet sektorin privat dhe e ndan mendimin për rëndësi të jashtëzakonshme të inkuadrimit të tij në procesin e identifikimit të hulumtimit të krimit kompjuterik dhe larjes së parave. Mbështetja nga sektori privat përmes bashkëpunimit dhe këmbimi në kohë i informatave drejtpërdrejtë mund të ndikojë ndaj efikasitetit të agjencive për zbatim të ligjit”, tha Çavkov.

Vlladimir Millosheski nga Prokuroria Publike theksoi se kufijtë nuk paraqesin problem për kriminelët, ndërsa paraqesin problem për institucionet të cilët i ndjekin.

“Konventa për krim të kompjuterik që veçmë është përafruar nga 40 shtete në botë, paraqet vegël për ballafaqim të suksesshëm me këtë, por edhe me të gjithë llojet e krimeve konvencionale. Tanimë është më lehtë të ngrihet një pronë e fituar përmes krimit kompjuterik, ndërsa njëkohësisht përmes bashkëpunimit që të sigurohen dëshmitë e domosdoshme për ngritje të procedurës adekuate penale, tha ai, duke vërejtur në nevojën për reagim të shpejtë dhe efikas të të gjithë faktorëve nga atje që dëshmitë të cilët udhëzojnë në këtë lloj krimi shpejtë mund të zhduken.

Aleksandar Seger, projekt-menaxher i programit për krim kompjuterik nga Këshilli i Evropës, theksoi në dimensionin global që e ka krimi kompjuterik në kohë kur Interneti dhe kompjuterët janë përditshmëri, ndërsa të preokupuar janë të gjithë shtresat e shoqërisë bashkëkohore, nga vetë qytetarët, institucionet demokratike, e deri te mediat.

Pjesëmarrësit e konferencës unik në qëndrimin se pritjet nga ky projekt aspak nuk janë modeste. Janë identifikuar qëllime dhe rezultate reale që duhet të arrihen, janë planifikuar aktivitete konkrete përmes të cilit realizim Republika e Maqedonisë dhe rajoni do t’i konfirmojnë kapacitetet e tyre për ballafaqim me krimin kompjuterik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button