Kapet trafikanti shqiptar me marihuanë në kufirin kroato – boshnjak

Në tentativë për të kaluar kufirin në Klek (Kroaci – Bosnje Hercegovinë), policia kroate ka sekuestruar 29 kg marihuanë dhe ka arrestuar një 38-vjeçar shqiptar.

Lënda narkotike ishte fshehur në pjesën e poshtme të makinës, por qentë kanë pikasur marihuanën duke çuar në kontroll të imët të makinës.

Pas kontrollit në sasinë e makinës u gjetën 35 pako të ambalazhuara që në total kapnin një peshë prej 28,974 kg, vlera e të cilës në treg shkon në 190 mijë euro. (INA) 

Lajme të ngjashme

Back to top button