Hapet kontakt qendra për bashkëpunim policor mes Serbisë dhe Maqedonisë

Në pikën kufitare Tabanoc sot do të lëshohet në përdorim kontakt qendra e përbashkët për bashkëpunim policor në mes Maqedonisë dhe Serbisë.

Qendrën në mënyrë zyrtare do ta hapin Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankullovska dhe Kryeministri serb i cili po ashtu është edhe Ministër i Brendshëm, Ivica Daçiq.

Hapja e kësaj qendre do të mundësojë një bashkëpunim më të mirë mes policëve të dy shteteve si dhe do të përmirësojë kushtet që të mos krijohet kaos në pikën kufitare, në të cilën ka mjaft lëvizje.

Sistemi për komunikim ndërmjet policisë së këtyre dy shteteve është bazuar ne Konventën e Vjenës për bashkëpunimin policor në Ballkanin juglindor. 

Lajme të ngjashme

Back to top button