Fiton Gjermania, gol edhe nga Mustafi (Video)

Përfaqësuesja e Gjermanisë ka arritur të shënoj fitore të lehtë në ndeshjen e parë të fazës grupore duke e mposhtur Ukrainën me rezultat 2-0.

Goli i parë në këtë ndeshje erdhi pas një harkimi të Toni Kroos nga gjuajtja e lirë, Shkodran Mustafi kërceu më së larti për të shënuar me kokë.

Pas golit të pranuar ukrainasit u përpoqën të barazonin duke krijuar presion të vazhdueshëm por nuk ia arritën.

Goli i dytë u shënua posa u fut në lojë Bastian Schweinsteiger i cili u bë protagonist me një gol të bukur në minutat e fundit shtesë të ndeshjes.

Pas kësaj fitore Gjermania ngjitet në krye të Grupit C me pikë të barabarta me Poloninë. / Portalb

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button