Përzgjedhje skandaloze për ambasadore të Maqedonisë në Serbi

Agjenda ambicioze, plani i dobët, fjalimi konfuz, shumë pauza dramatike, kështu dukej prezantimi i platformës së Vera Jovanovska Tipko e cila morri funksionin e ambasadores në Beograd.

“Serbia është një vend miqësor dhe shumë i rëndësishëm për ne. Është shtet I kundërshtimeve, vendi ku Lindja prek Perëndimin, por është po ashtu edhe vend kyç për problemet rajonale”, tha ajo.

Në planet e saja të punës, Jovanovska Tipko premtoi zhvillim të ekonomisë mes dy vendeve, ringjalljen e turizmit, si dhe krijimin e marrëdhënieve më aktive ne lidhje me zgjidhjen e disa çështjeve kyçe.

Sa i përket Kosovës, sipas ambasadores, nuk duhet të ketë pengesa nga kjo çështje në dialogun konstruktiv dhe në thellësimin e interesave të përbashkëta me Serbinë.

Kryetari i komisionit Milloshoski ishte kurioz të dijë se si është zhvilluar procesi dhe procedura e zgjedhjes së ambasadorit me konkurs.

“Vendimi im ishte të paraqitem në konkursin e hapur zyrtar të Qeverisë dhe në këtë drejtim morra pjesë dhe u zgjodha”, tha ajo.

Deputetët e Komisionit për punë të jashtme, me një monotoni të pa fshehur kanë dëgjuar fjalimin e parë të ambasadores së re, kurse ata të opozitës ishin të dëshpëruar me profilin e ambasadorit të Maqedonisë në Beograd.

Deputeti Igor Ivanovski këtë fjalim e përshkroi si përplot me iluzione, teza të gabuara, përzierje në punët e brendshme të Serbisë, etj. Mes pyetjeve të shumta të këtij deputeti në lidhje me fjalimin skandaloz, ai mori përgjigjen se për një person të suksesshëm, për një ambasador të suksesshëm, nevojitet aftësi dhe dije.

“Unë i posedoj që të dyja”, tha ambasadorja e Maqedonisë në Serbi.

Lajme të ngjashme

Back to top button