Jennifer Aniston tullace?!

Fansat e Jennifer Aniston-it mbetën pa fjalë gjatë kësaj jave, kur doli një foto, në të cilën aktorja shfaqej me kokë të rruar plotësisht.

Mirëpo, dashamirësit e saj mund të marrin frymë thellë, sepse në të vërtetë aktorja nuk ka bërë kurrë një çmenduri të tillë me flokët.

Siç tregon një foto e shkrepur (këtu majtas) me rastin e një vakti të konsumuar në Los Angelesme ish-partneren e “Friends”, Courteney Cox, koka e Jennifer është ende plot.

Aktorja 44-vjeçare është fotografuar duke qeshur në makinën e saj, teksa po kthehej në shtëpi pas takimit me shoqen e vjetër. Pra foto e publikuar disa ditë më parë në një faqe Facebook-u, ka qenë thjesht montazh.

Lajme të ngjashme

Back to top button