“Revolucioni i larmë” rikujton regjimin se koha po kalon

“Revolucioni i larmë” me anë të një aksioni gueril në Parkun e qytetit, në Shkup, kujtoi pushtetin se i kanë mbetur edhe 7 ditë deri në plotësimin e kërkesave (18 qershor), transmeton Portalb.

“Kohëve të fundit po dëgjojmë shumë premtime nga Gruevski, ish kryeministri. Nga premtimet e tij gjatë 10 viteve të fundit pamë shtetin në borxhe dhe institucione te okupuara nga partia. Qytetarët e dinë se Gruevski nuk mund të aplikojë reforma. U bëjmë porosi përgjegjësve të institucioneve, se kanë mbetur edhe 7 ditë deri më 18 qershor, afati kur duhet të ndërpritet përndjekja ndaj protestuesve dhe vërtetimi i kushtetutshmërisë se Prokurorisë Speciale Publike”, porositën protestuesit duke mbajtur në dorë numrin 7.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button