EURO 2016, gjendja në grupin A dhe B

Janë luajtur ndeshjet e para të grupit A dhe B të Kampionati Europian të Futbollit (EURO 2016). Në grupin A kryeson Franca, ndërsa në grupin B e kryeson Uellsi, raporton Anadolu Agency (AA).

Franca ka marrë kryesimin e tabelës në grupin A me golavarazh më të lartë. Ajo ka mundur Rumaninë me rezultatin 2 me 1. Për Francën golat u shënuan nga Olivier Giroud dhe Dimitri Payet.

Ndërsa Kombëtarja e Shqipërisë mbeti me 10 lojtarë, pasi kapiteni Lorik Cana mori karton të kuq. Zvicra shënoi me anë të Fabian Schar dhe në këtë mënyrë arriti të marrë fitoren e parë në këtë kompeticion.

– Gjendja në grupin B-

Uellsi ka arritur të mposhtë Sllovakinë me anë të Gareth Bale dhe Hal Robson-Kanu, me rezultatin 2 me 1. Në këtë mënyrë Uellsi është klasifikuar në vendin e liderit të grupit.

Ndërsa ndeshja tjetër e këtij grupi, Angli – Rusi përfundoi me rezultatin 1 me 1. Golat në këtë ndeshje u shënuan për Anglinë nga Eric Dier dhe Denis Glushakov shënoi për Rusinë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button