Veseli reagon pas lajmit për ribashkimin me Tean

Lajmi se Veseli dhe Tea, dy ish-konkurrentët e Big Brother, janë ribashkuar, ka vërshuar sot në pothuaj të gjitha portalet online. Thuhej se ҫifti ishin rikthyer në krahët e njëri-tjetrit, pas disa muajve që kanë deklaruar ndarjen. Por me sa duket, lajmi nuk është i vërtetë dhe ai që e konfirmon këtë është vetë Veseli, i cili ka reaguar me anë të një  statusi të postuar në Facebook.

“Sa hap sytë në fundjavë, në vend që të lexosh diҫka zbavitëse apo diҫka me vlerë, gjëja e parë që të kap syri janë lajme të paverteta në lidhje me veten, por më tepër të habit siguria me të cilën është ndërtuar lajmi, i cili na qenka marrë nga “burime të afërta”, ndërkohë që, unë nuk jam kontaktu nga asnjë nga mediat që kishin nxjerrë atë lajm. Nuk di njeri ҫka me ba në raste të tilla, me u mërzit, a me qeshë… më mirë me qesh, se për humor u bo kjo punë.

Vetëm se, kujdes, lajme të tilla krijojnë përҫarje. Besoj u kuptua edhe statusi im me këtë që thash në fund.

Ditë të mirë njerëz të mirë.”

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button