De Biasi: Na mundën emocionet

Humbjen ndaj Zvicrës trajneri Gianni De Biasi ia faturon emocioneve. Ai vlerësoi paraqitjen e grupit, sidomos kur ndodhej në disavantazh numerik.

Trajneri i kuqezinjve tha për Top Channel se skuadra luan më mirë kur ndodhet nën presion.

“Paguam shumë emocionet e minutës së parë, e herës së parë. Luajme më mirë kur nuk kemi asgjë për të humbur. Gjëja më pozitive sot është që me 10 vetë kishim dy mundësi të arta për të shënuar gol”, u shpreh ai.

Por pavarësisht gjithë këtyre, De Biasi thotë se skuadra nuk shfaqi të gjithë potencialin dhe cilësitë që ka.

“Jemi këtu për të luajtur europianin tonë. Është hera e parë për të gjithë dhe jam i bindur që sot mund ta kishim luajtur shumë më mirë nëse do të nxirrnim në pah të gjitha cilësitë tona”, deklaroi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button