Mavraj: Jemi fitues moralë, askush të mos fajësohet

Kuqezinjtë nisën aventurën historike në europianin francez me humbje minimale dhe ndoshta të pamerituar nga ajo që u pa në fushë.

Dhe i këtij mendimi ishte edhe mbrojtësi i kombëtares, Mërgim Mavraj.

Duke folur për mikrofonin e Top Channel, Mavraj kërkon nga mediat dhe publiku që të mos fajësojnë skuadrën dhe askënd nga skuadra.

“Kemi luajtur shumë mirë dhe nga ana morale ka qenë një fitore e madhe e jona. Kemi luajtur me 1 lojtar më pak dhe ka qenë një paraqitje shumë e mirë”, u shpreh ai.

Mërgimi thotë se ekipi ka vuajtur edhe faktorin psikologjik.

“Në minutat e para kemi qenë me emocione dhe na kanë vënë në presion. Përgjigjia jonë ka qenë fantastike. Kishim rast me Sadikun dhe Gashin. Luajtëm si të barabartë’, deklaroi ai.

Sa për kalimin e grupit…

“Asgjë nuk është e vendosur. Nëse luajme me zemër dhe shpirt, besoj që edhe me Francën kemi për të bërë një surprizë të madhe’, thotë Mavraj.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button