Milito: Tek Interi luaj edhe pa para

Diego Milito i premton dashuri Interit por zbulon se ëndrra e tij është të mbyllë karrierën në Argjentinë tek Racing të Avellaneda.

Nga vendlindja ku ka marë pjesë në ndeshjen e lamtumirës së vëllait të tij Gabi, vijnë këto deklarata.

Por ajo që nuk bën të ditur Diego Milito është koha në të cilën mendon të rikthehet në Argjentinë, pasi për momentin mendimi i tij i vetëm është Interi.

“Nuk kam problem të nënshkruaj një kontratë të bardhë rinovimi me Interin. Unë jam mirë këtu, kjo është familja ime, shtëpia ime”.

Pas një viti të vecantë dhe shumë të vështirë, i kushtëzuar nga dëmtimet e njëpasnjëshme, Milito mezi po pret momentin për t‘u rikthyer dhe udhëhequr Interin e tij.

“2013 ishte një vit i vështirë, sepse të stërvitesh vetëm, pa qënë i nevojshëm për shokët të shkatkon dhimbje. Është diçka e keqe të jesh jashtë grupit. Tani mendoj të rikthehem sa më shpejt të jetë e mundur dhe më vonë do të vijë momenti për të menduar të ardhmen. Interi është shtëpia ime dhe do të qëndroja edhe pa para. Megjithatë do të më pëlqente që një ditë të mbyllja karrierën tek Racing Avellaneda”.

Milito po mendon që tani për mbylljen e karrierës.

Lajme të ngjashme

Back to top button