D.J. më i ‘paguar’ i vitit

Kokëfortësia e Paris Hilton duket se është shpërblyer. Brenda pak vitesh, trashëgimtarja e famshme është bërë edhe një nga DJ-të më të paguara në botë.

Sipas saj, tashmë renditet ndër 5 të parat. E pyetur mbi këtë argument, Paris ka shprehur gëzimin e saj për ndërmarrjen e një aktiviteti kaq të kënaqshëm, edhe në planin ekonomik.

Bjondia 32-vjeçare nuk është përfshirë në renditjen e stiluar nga “Forbes” për DJ-të më të paguar të 2013-s, por kjo nuk do t’i ndalojë të shfaqet në listën e vitit të ardhshëm.

Të mos harrojmë që Hilton arriti të bindë administratorët e një prej klubeve më të rëndësishëm të Ibizas për ta kontraktuar dhe përfitimi nga kjo duket se është mes 100 mijë dhe 350 mijë dollarëve në orë.

Për çfarë? Vetëm e vetëm për të bërë klientët që të kërcejnë. E të thush që hyrja e saj në këtë sektor nuk ishte pritur mirë nga njerëzit me përvojë të kësaj fushe…

Lajme të ngjashme

Back to top button