Britani, rriten sulmet ndaj muslimanëve

Policia në kryeqytetin e Britanisë së Madhe në Londër ka raportuar  se ka pasur një rritje të papritur në krimet e urrejtjes kundër muslimanëve në vitin 2013.

Përderisa numri i incidenteve të regjistruara në vitin 2011 ishte 318, përkatësisht me 336 raste në vitin 2012, shifra deri në 500 arriti nga janari në nëntor të këtij viti, transmeton mesazhi.

212 nga këto incidente janë regjistruar në maj dhe në qershor. Policia edhe  në qytete tjera vërejti rritje, në Mançester ishte 130, nga 75 në vitin e kaluar. Vetëm në muajin maj u shënuan 36 vepra të tilla.

Në qytetin Kent nga 17 raste që ishin në vitin e kaluar në këtë vit shënohen 54, ndërsa në Leicester nga 26 në vitin e kalur në 31 këtë vit.

Lajme të ngjashme

Back to top button