Turqi, Erdogan kritikon prokurorët

Kryeministri turk Rexhep Tayip Erdogan tha se operacionet kundër të “ashtuquajturit korrupsion” kanë për qëllim bllokimin e ndërtimit të Turqisë së re, duke shtuar se “ kjo që po ndodh nuk ka për synim të më cënojë mua apo partinë time, por kombin turk, pavarësinë dhe të ardhmen e tij.”

Duke folur në Univerzitetin Sakarya, Erdogan u ndal në akuzat e fundit për korrupsion,  duke e kritikuar prokurorin publik, Muamer Akas i cili në një deklaratë me shkrim për media të enjten, fajëson qeverinë dhe eprorët e saj. Erdogan tha se një veprim i tillë i prokurorit është turp për gjyqësorin pasi ai ka shkelur konfidencialitetin e dosjeve gjyqësore, transmeton Mesazhi.

Gjithashtu, duke iu referuar një deklarate të bërë nga Bordi i Lartë i Gjyqëtarëve dhe Prokurorëve, lidhur me një rregullore të re që kërkon nga forcat policore të informojnë shefat e tyre për çdo operacion, kryeministri e përkufizoi këtë si vepër penale. Erdogan theksoi se do të bëjë ankesë penale me arsyetimin se bordi po vepron në kundërshtim me nenin 138 të kushtetutës.

“Ne i kemi dy alternativa të qarta para nesh. Ose Turqia e vjetër do të shkojë përpara dhe do të humbasë sikur që disa do të fitojnë apo një Turqi e re do të ngrihet dhe do të fitojë. Tani, Turqia do të zgjedhë,” tha Erdogan, duke nënvizuar se Turqia e re nuk është një vend për agjendën e të cilës vendosin të huajt, por vend që vendosë vet për agjendën e saj.

Lajme të ngjashme

Back to top button