Zbulohen 16 migrantë në një automjet në rrugën për në Demir Kapi

Gjashtëmbëdhjetë migrantë mbrëmë janë zbuluar në një automjet të cilin e ka drejtuar një shkupjan 35-vjeçar në rrugën për Demir Kapi.

Nga 16 migrantët, 11 kanë qenë nga Afganistani prej të cilëve pesë minorentë, katër persona janë nga Pakistani, ndërsa një nga Irani.

Migrantët janë zbuluar tek vendi “Arsovi Lakovi” pasiqë shoferi A.B. nuk është ndalur në shenjën e nëpunësve policorë në afërsi të fshatit Udovë, por e ka rritur shpejtësinë dhe e ka vazhduar rrugën drejt Demir Kapisë.

Shoferi dhe migrantët në orën 01:45 janë arrestuar në stacionin policor në Negotinë për procedurë të mëtejshme. Shoferit i është caktuar masë paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button