Kate Middleton shpallet “Ikonë e Bukurisë”

Dukesha e Cambridget, Cate Middelton është shpallur për të tretin vit radhazi “Ikona e Bukurisë” për Britaninë e Madhe duke lënë pas në këtë garë yjet e Hollywoodit si: Abbey Clancy, Beyonce apo këngëtaren Cheryl Cole.

Gjithashtu në garë është pozicionuar në vend të pestë dhe një tjetër ikonë bukurie, Angeline Jolie.

Britanikët kanë zgjedhur dukeshën e tyre si përfaqësuesen e bukurisë për vitin 2013, ndërkohë që Cate shihet çdo ditë e më shumë si një nga figurat më të dashura për britanikët pas martesës me princin William, transmeton mapo.

Së fundmi kanë qarkulluar zërat se mbretëresha e ardhshme e Anglisë ka treguar një bark të dyshimtë në premierën e “Natural history museum alive 3D”. Sipas burimeve të afërta brenda familjes mbretërore britanike, Kate dhe princi William kanë dëshirë ti bëjnë një motër princit të vogël George, i cili erdhi në jetë në muajin korrik të këtij viti.

Gjithmonë sipas disa thashethemeve, princi William këto ditë duket shumë më tepër i dhënë pas gruas së tij dhe i prek shpesh barkun.

Dukesha duhet të jetë në muajin e tretë të shtatzënisë dhe për momentin shtatzëninë e ka ndarë vetëm me personat e saj më të afërt.

Lajme të ngjashme

Back to top button