Ushtria distancohet nga Erdogani

Ushtria e Turqisë ka deklaruar se nuk dëshiron të përfshihet në “argumentet politike”. Kjo deklaratë e bërë në faqen zyrtare të ushtrisë turke, vjen si një përgjigje, për sugjerimin që bëri në media një aleat i kryeministrit, i cili tha se skandali i korrupsionit mund të jetë një komplot për të shkaktuar një grusht shteti ushtarak.

“Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) nuk dëshirojnë të përfshihen në debate politike. Nga ana tjetër Forcat e Armatosura do të vazhdojnë të ndjekin nga afër zhvillimet, në lidhje me identitetin e ushtrisë dhe qëndrimet ligjore të anëtarëve të saj”, -shkruhet në deklaratën zyrtare të TSK-së.

Situata e vështirë në të cilët ndodhet Turqia, ka bërë që kryeministri turk, Erdogan të “rifreskojë” kabinetin e tij, pas dorëheqjes së tre ministrave. Të mërkurën Erdogani emëroi dhjetë ministra të rinj, pas bisedimeve që pati me presidentin Abdullah Gul, raporton BBC.

Pjesë e skandalit të korrupsionit janë bërë edhe djemtë e kryeministrit, të cilët ishin përfshirë në listën e dhjetëra personave të arrestuar, me akuzën e korrupsionit.

Pjesë e skandalit të korrupsionit janë bërë edhe djemtë e kryeministrit, të cilët ishin përfshirë në listën e dhjetëra personave të arrestuar, me akuzën e korrupsionit.

Lajme të ngjashme

Back to top button