Te Zvicra 6 shqiptarë, te Shqipëria 6 të lindur në Zvicër

Ndeshja Shqipëri- Zvicër është cilësuar si një ndeshje mjaft delikate nga shumë media të huaja.

Këtë herë ka qenë Goal.com e cila komentuar duelin e sotëm duke thënë se Kombëtarja zvicerane pothuajse ka më shumë shqiptar se ajo e Shqipërisë.

“Gjashtë nga lojtarët e Shqipërisë kanë lindur në Zvicër, ndërsa një pjesë e madhe e skuadrës së Zvicrës kanë lidhje me kombin shqiptar, duke e bërë takimin e së shtunës shumë të tensionuar”, shkruan Goal.com.

Te Kombëtarja zvicerane janë, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Admir Mehmedi, Shani Tarashaj, Blerim Xhemajli dhe Valon Behrami që të gjashtit janë me prejardhje shqiptare, ndërsa gjashtë nga ekipi i Shqipërisë, kanë lindur në Zvicër: Arlind Ajeti, Frederik Veseli, Migjen Basha, Amir Abrashi, Shkëlzen Gashi dhe Taulant Xhaka.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button