Clinton: Muhammad Ali ka luftuar për të mirën e përbashkët të njerëzimit

Muhammad Ali ka luftuar për të mirën e përbashkët të mbarë njerëzimit, u shpreh sh-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, në ceremoninë mortore në vendlindjen e legjendës së boksit në Louisville, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ali ndërroi jetë më 3 qershor në Phoenix, ndërsa në ceremoninë mortore në Louisville, përveç Clinton-it ishin të pranishëm edhe regjisori Spike Lee, si dhe David Beckham, Mike Tyson, Kerim Abdul Jabbar, Arnold Schwartzenegger, Billy Crystal, Will Smith, dhe shumë emra të tjerë të njohur.

Në ceremoninë mortore në Qendrën KFC Yum , e cila filloi me recitim të fragmenteve të Kur’anit, morën pjesë rreth 15 mijë persona. Gjatë ceremonisë lutje për legjendën e boksit përcollën edhe përfaqësuesit e komuniteteve të ndryshme fetare.

Ish-presidenti i SHBA-ve, Bill Clinton në fjalimin theksoi se Muhammad Ali ka luftuar për të mirën e përbashkët të mbarë njerëzimit. “Si person që ka qenë i lidhur me fenë, Ali e ka ditur se nuk ka mundur në tërësi të kontrollojë jetën e tij. Megjithatë, e dinte se ka lirinë e zgjedhjes. Ne jemi mbledhur këtu për shkak të dashurisë dhe respektit ndaj tij, ndërsa kjo është si rezultat i zgjedhjes së tij”, u shpreh Clinton.

Komediani Billy Crystal po ashtu ndau kujtimet e miqësisë me legjendën e boksit. “Unë për Alinë kam qenë ‘vëllai i vogël’, ndërsa ai për mua ‘vëllai i madh’. Gjithmonë mendonte se mes njerëzve në vend të mureve, duhet të ndërtohen ura”, tha Crystal.

Bashkëshortja e Alisë, Lonnie Ali, tha se Muhammad dëshironte që edhe jeta edhe vdekja e tij të jenë shkak për nxjerrjen e ndonjë mesazhi, siç tha, ai këtë e arriti.

Sipas saj, Ali gjatë tërë jetës ishte i gatshëm të sakrifikojë gjithçka në rrugën të cilën e konsideronte të drejtë. Në ceremoninë mortore ishin të pranishëm edhe vajzat e Muhammad Ali, Meryem Ali dhe Rashide Ali.

Pasi përfundoi karrierën aktive të boksit, Ali vuante nga sëmundja e Parkinson-it. Pasi u dërgua në spital për shkak të problemeve respiratore, ai ndërroi jetë më 3 qershor në moshën 74 vjeçare në spitalin në Phoenix.

Gjatë karrierës së tij në 61 ndeshje ka shënuar 56 fitore, prej të cilave 37 me knock-out. Boksieri amerikan Cassius Marcellus Clay Jr. në vitin 1964 kaloi në Islam dhe mori emrin Muhammad Ali.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button